E Martë, 3 Nëntor 2026

Buxheti dilomatik 2024, hapen dy përfaqësi në Kiev e Baku, rritje të pagave të diplomatëve

Në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, u shqyrtua dhe u kalua  nen për nen buxheti për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2024. 

Ky buxhet pritet të jetë 4% më i madh pasi vitin e ardhshëm SHqipëria do të marrë detyra të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që për periudhën tre vjecare,2024-2026 parashikohet 9%.

Sipas sekretarit të përgjithshëm Gazmend Turdiu Shqipëria do të marrë disa detyra të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, kryesimin e katër strukturave rajonale dhe hapjen e dy përfaqesive, në Kiev -Baku, si dhe mendohet të çelen dy konsullata në rajon Maqedoninë e Veriu, e Malit të Zi, ku kërkohet mbështetje.

Buxheti për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme parashikohet të jetë 3.2 miliardë lekë, 10% më shumë se viti kaluar, dhe pritet  plotësoje rritjen e pagave e shpërblimeve të trupës diplomatike që përfaqëson Shqipërinë në botë. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›