Aksidentohet një nga makinat e eskortës së Presidentit
DURRËS-Një prej makinave të eskortës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani është aksidentuar sot në zonën e Plazhit në Durrës. I plagosur mbetet drejtuesi i nje prej makinave te Keut te Shtetit.
Aksidenti është shënuar sot paradite në momentin kur Presidenti me eskortën janë nisur nga zona e vilave drejt Tiranës.
Ka qenë pikërisht makina e fundit e eskortës që është përplasur lehtë me një automjet tjetër. Burme bëjnë të ditur për News24 se përplasja ka ndodhur kur makina po futej në rrugë kryesore.
Mësohet se i lënduar lehtë nga ky aksident ka mbetur drejtuesi i automjetit të eskortës së Presidentit.
Përplasja
Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj bëri të ditur se përplasja ndodhi në momentin kur eskorta e presidentit po drejtohej nga blloku i vilave qeveritare drejt rrugës nacionale të zonës së plazhit. Pikërisht në këtë moment një nga makinat e fundit që nuk ishte futur ende në rrugën nacionale, është përplasur nga një makinë me targa gjermane që po udhëtonte në atë moment me shpejtësi. Automjeti sapo kishte përshkruar rreth-rrotullimin e zonës së Plepave, dhe ka goditur në gomën e dytë, automjetin e eskortës së makinë së Presidentit.
Plagosja e lehtë
Gazetarja Haxhiaj bën të ditur se i lënduar lehtë nga ky aksident ka mbetur drejtuesi i mjetit të eskortës së Presidentit. Punonjësi është lënduar lehtë në krah dhe për këtë i është drejtuar Spitalit të Durrësit ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është lartguar brenda pak minutave duke lënë ambientet e spitalit.
(d.b/BalkanWeb)