E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet për vdekje 29-vjeçari

Ngjarja ndodhir paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Lushnjë në vendin e quajtur Rotontua e Plugut.

Policia bëri të ditur se viktima është shtetasi Klodian Mile, 29-vjeç, i cili është përplasur me bordurën e rrugës me automjetin e tij tip Alfa Romeo, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë, i riu ka humbur kontrollin e drejtimit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur në bordurat anësore. Grupi hetimor ende nuk ka dalë më një version zyrtar për shkaqet e aksidentit, por po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-05 14:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›