E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet sot tenderi për licencën e dytë 3G

Tri kompanitë celulare, Eagle Mobile, AMC dhe Plus pritet të garojnë për marrjen e licencës për shpërndarjen e internetin me shpejtësi të lartë.

Ofertat për këtë licencë janë bërë publike gjatë muajit qershor nga Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, ku oferta dysheme është 12.5 milionë euro. Do te jetë Enti Rregullator i Komunikimeve AKEP, i cili do të ndjekë procedurat e do të shpallë fituesin. Ndërsa, kushtet ligjore e teknike për të garuar për licencën e dytë 3G janë po ato të garës për licencën e parë 3G, që u hap në vjeshtë të vitit të kaluar.

Pollo deklaroi në atë kohë se përdorimi i teknologjive të brezit të tretë (të njohura si 3G apo Third Generation) nga kompanitë celulare, sjell një kapacitet shumë më të lartë në transmetimin e të dhënave në telefonat e pajisjet celulare dhe rrit shumë herë shpejtësinë e internetit në këto aparate. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-05 11:37
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›