Prokuroria, hetim kabllogrameve

Me urdhër të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama mësohet jo zyrtarisht se është ngritur një grup i posaçëm hetuesish, i kryesuar nga drejtori i hetimit dhe ndjekjes penale në organin qendror të akuzës Sokol Stojani, të cilët do të verifikojnë çdo kabllogram, në të cilin përmenden raste konkrete të korrupsionit dhe lidhjes se zyrtarëve apo politikanëve me botën e krimit të organizuar. Bëhet fjalë për çështje konkrete sikurse dosja 'Gërdeci', dosja 'Damir Fazlliç', dosja e 'rrugës Durrës-Kukës', dosja 'Dritan Dajti’ e të tjera, citon TCh.
Grupi i hetuesve që po kryen këto verifikime është i përbërë nga prokurore nga task-forcë nga prokuroria e Tiranës, katër eksperte te atashuar para tre muajsh ne organin qendror si dhe dy prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme.
Se çfarë do të ndodhë më tej me këto verifikime, burimet ne prokurori nuk japin detaje pasi edhe na kabllograme zyrtaret e Ambasadës Amerikane thonë se nuk mund t'i vërtetojnë ligjërisht të tilla lidhje.
Megjithatë pritet te procedohet sikurse edhe ne rastet, kur prokuroria ka nisur verifikimet e me pas edhe hetimet bazuar ne faktet e bëra publike në media, siç ndodhi ne rastin e dosjes Damir Fazlliç, etj. /Start/
2011-09-05 15:19