Vulin emërohet kryetar i Këshillit serb për zbatimin e Marrëveshjes

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e vet të sotme ka themeluar pjesën serbe të zbatimit Marrëveshjes së parë për Parimet që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës arritur në Bruksel e kryetar Këshilli është zgjedhur drejtori i Zyrës për Kosovën Aleksandar Vulin.
Nënkryetar janë emëruar sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Veljko Odaloviq, këshilltari i kryetarit serb MarkoGjuriq, ministri i Drejtësisë Nikola Selakoviq dhe drejtori i Sekretaraitit republikan për Jurisprudencë Dejan Gjuugjeviq.
Këshilli ka nëntë anëtarë nga Ministria Punëve të Brendshme, financat e ekonomia, drejtësia dhe administrata shtetërore, arsimi, shkenca dhe zhvillimi teknologjik, shëndetësia, puna, punësimi dhe politika sociale, njoftojnë medie të Beogrdit./Indeksonline/