Krasniqi nuk saktëson se kur do të jetë në rend dite ratifikimi i marrëveshjes

Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi nuk ka saktësuar të mërkurën se kur do të vihet në rend dite në seancë ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe plani i zbatimit.
Qeveria një ditë më parë i dha mbështetje marrëveshjes dhe planit të zbatimit, duke e proceduar në Kuvend si projektligj.
Kryeparlamentari Krasniqi tha se nuk e di nëse projektligji ka arritur në Kuvend, por theksoi se ai do të shkojë në procedurë të rregullt.
“Ligji nuk di nëse ka ardhë në Kuvend, nuk jam i njoftuar ende. Kur të vijë në Kuvend do të shkojë në të gjitha procedurat që i kërkon çdo ligj edhe ky dhe natyrisht do t’i shkojë në seancë...”, tha Krasniqi./Indeksonline/