Fidel Castro nuk pëlqennjë finale evropiane
KUBE-Një finale ndërmjet skuadrave evropiane në Botëror do të ishte e ‘zbehtë dhe anti-historike’. Ky është mendimi i liderit të Kubës, Fidel Castro, të cilin e ka shprehur në një artikull të publikuar në ueb faqen ‘Cubadebate.cu’.
“Më shumë se 90 për qind e tifozëve të futbollit në Kubë kanë mbetur të habitur. Një finale ndërmjet ekipeve evropiane do të ishte më e zbehta dhe anti-historikja që kur është lindur ky sport”, ka thënë ai.
Pas eliminimit të Brazilit dhe Argjentinës, Uruguai ka mbetur përfaqësuesi i vetëm i Amerikës së Jugut në gjysmëfinale, bashkë me tri skuadrat evropiane; Holanda, Spanja e Gjermania.
Sipas Castros, Brazili është eliminuar nga Botërori për shkak të një gabimi të gjyqtarit.
Gjysmëfinalja e Botërorit do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën me çiftet: Holanda-Uruguai dhe Gjermani-Spanjë.
(d.b/BalkanWeb)