E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet trajneri i Shpresave Artan Bushati

SHKODER- Trajneri i ekipit kombëtar Shpresa Artan Bushati është aksidentuar rëndë të enjten në mbrëmje në qytetin e Shkodrës. Federata e Futbollit bëri të ditur se makina e tij është përplasur, ndërkohë që në polici mesa duket ende nuk ka një denoncim për këtë. Bushati më pas ka përfunduar në reanimacion në spital dhe ende është aty, por tashmë në gjendje më të mirë. Sot në mesditë në qytetin e Shkodrës është nisur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. “Presidenti ka shkuar urgjent aty, megjithatë dimë që tani është më mirë”, u shpreh për “Gazetën Shqiptare” sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Eduard Prodani. Artan Bushati drejton prej më shumë 4 vjetësh ekipin kombëtar Shpresa.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›