Bashkia mbjell pemë, Rama: Për një Tiranë më të gjelbër
TIRANE- Rreeth 65 rrënjë mimoza do të mbillen nga Bashkia e Tiranës në rrugën “Kont Urani”, ndërsa përgjatë këtij muaji do të vijojë puna për mbjelljen e pemëve në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama i pranishëm në aksionin për mbjelljen e mimozave ka kërkuar kontributin e biznesit dhe të qytetarëve për një Tiranë gjithnjë e më të gjelbër.
“është gjithmonë një kënaqësi e vecantë mundësia që na jepet për të sjellë në rrugët e dyta të Tiranës sezonin e mbjelljeve duke vazhduar të rrisim përmasën e gjelbër të kryeqytetit që sot është shumë më i pastër e shumë më i gjelbër dhe nesër do të jetë edhe më i pastër edhe më i gjelbër. I jam mirënjohës të gjithë qytetarëve që kontribuojnë duke na mbështetur e duke na nxitur në këtë drejtim ashtu sikundër edhe gjithë atyre që janë bërë pjesë dhe dhe vazhdojnë të jenë pjesë e nismës “Një qytetar një pemë”, banka, biznese, shoqata, individë, që i ftoj të vazhdojnë të kontribuojnë sepse Tirana jonë e përbashkët do të jetë nesër një Tiranë e gjelbër ashtu si të gjithë e dëshirojmë për fëmijët tanë ” theksoi kryebashkiaku.
Gjatë këtij sezoni, rreth 2500 rrënjë pemë të llojeve të ndryshme do të mbillen në kryeqytet pasi vetë opinioni i qytetarëve e ka rënditur gjelbërimin ndër prioritetin më të rëndësishëm në punën e Bashkisë.
(e.n/News24/BalkanWeb)