E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi 65-vjeçarin, pranga të riut

Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin Arlind Kadheli, lindur në Mirditë dhe banues në Shkallnur të Durrësit.Arrestimi i tij u bë për arsye se duke udhëtuar me automjetin e tij tip "Golf" me targa DR-7394-E nga Plepat për në Shkallnur, sapo ka hyrë në rrugën nacionale Plepa-Ndroq ka aksidentuar 65-vjeçarin Bajram Xhelilaj, lindur në Gramsh dhe banues në Durrës i cili po kalonte rrugën. I aksidentuari ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›