Gjirokastër, pagesë dyfishe për të parë muzeun e armëve
Për të parë muzeun kombëtar të armëve në Gjirokastër duhet të paguash dy herë, një biletë në hyrje të kalasë dhe një tjetër për të hyrë në brendësi të muzeut. Ky fakt duket se është bërë shkak për reduktimin e numrit të turistëve.
GJIROKASTËR- Dy pagesa për të parë muzeun kombëtar të armëve në Gjirokastër janë bërë shkak për uljen e numrit të vizitorëve në dy vitet e fundit. Pagesa dyherësh që duhet të paguajnë turistët vendas dhe të huaj, një biletë kalimi në hyrje të kalasë dhe një tjetër biletë për hyrjen në muze, duket se kanë shkaktuar pakënaqësi tek turistët. Prej vitesh në muze nuk është kryer asnjë investim, duke sjellë amortizimin e tij ndërsa nga ana tjetër kërkohet që për ta vizituar të paguhet dy herë duke reduktuar ndjeshëm numrin e turistëve.
Muzeu kombëtar i armëve në Gjirokastër, i vendosur në kalanë shekullore, edhe pse është një ndër më të vjetrit në vend, mbart një sërë problemesh. I ndërtuar mbi 30 vite më parë ai mbart ekspozime të ndryshme të armatimeve që sjellin në ditët e sotme historinë shumë vjecare të Shqipërisë. Këto dy objekte menaxhohen nga dy institucione të ndryshme, sic është Bashkia e Gjirokastrës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, duke marrë në këtë mënyrë shpenzime dyherësh nga vizitorët.
(e.n/BalkanWeb)