E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Tiranës, 574 kuota të paplotësuara

Për herë të parë vendet e mbetura bosh janë në degë shumë të preferua si, Mjekësi e përgjithshme, Drejtësi, Financë apo Biznes. Degët që kanë më shumë vende të paplotësuara janë Juridiku, Biznesi, e Mjekësia. 

TIRANE- Në Universitetin e Tiranës nga regjistrimet paraprake, në total kanë mbetur 574 vende të paplotësuara. Me përfundimin e regjistrimeve në fazën e parë, vendet e paplotësuara do të hyjnë sërish në garë dhe në fazën e dytë do të dalin fituesit përfundimtar në institucionet e arsimit të lartë. Por, ajo që bie në sy këtë vit, është se vendet e lira në tetë fakultetet e këtij universiteti janë më pak se sa vitin e kaluar.

Për herë të parë në regjistrimet paraprake kanë mbetur vende të lira më shumë në degët që preferohen nga të rinjtë se sa në degët më pak të preferuara.

Në krye të listës me më shumë vende të lira është Fakulteti Ekonomik me 158 vende, më pas Gjuhët e Huaja me 125 dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, me 96 kuota të lira. Ndërkohë që me 62 vende të paplotësuara është edhe Fakulteti i Drejtësisë, pasi nga 700 kuota që janë gjithsej, janë regjistruar vetëm 638 studentë. Fakulteti që ka më pak vende të lira është ai i Histori-Filologjisë, me 31 vende, më pas vjen Fakulteti i Mjekësisë me 39 të tilla, ku 31 janë vetëm për pjekësin përgjithshme, dhe ai i Shkencave Sociale. Në këtë të fundit më shumë vende të lira ka dega e Filozofisë me 13, dhe Shkencat Politike 12 vende të paplotësuara. Ndërsa, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja më shumë vende të lira kanë mbetur në degën e Italishtes, ku nga 130 kuota që janë gjithsej, janë regjistruar vetëm 90, pra kanë mbetur të lira 40 vende. Ndërsa, më pas vjen Anglishtja, Frëngjishtja dhe Gjermanishtja.

Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit më shumë vende të lira janë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, 25 vende, Inxhinieri Mjedisi 7, Hidro-Teknikë 4, Gjeodezi 5, ndërsa në degën e Arkitekturës nuk ka mbetur asnjë vend i lirë, pasi studentët janë plotësuar në të 100 kuotat.

Listat e kuotave të paplotësuara, në të gjitha fakultetet e universiteteve publike të vendit do të dorëzohen pranë Agjencisë së Pranimit në Universitete (APRIAL), ku dhe do të përpunohen sërish të dhënat. Më pas listat përfundimtare të kandidatëve fitues pritet t'u dorëzohen institucioneve të arsimit të lartë, në datën 25 shtator 2009 nga MASH.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›