Aksidentoi kalimtarin, pranga turkut
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin Elbasan-Peqin.
Sipas policisë së Elbasanit, Arjol Llapushi, 25 vjeç, ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrës, kur është goditur për vdekje nga një mjet me targa turke.
Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit Erkan Paloç, 42 vjeç, shtetas turk, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.