E Diel, 1 Nëntor 2026

Pack: Marrëveshjet Kosovë-Serbi të zbatohen në terren

Një deklaratë e prerë është bërë nga eurodeputetja Doris Pack, sipas së cilës marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të zbatohen në terren. Në një intervistë për Evropa e Lirë, Pack ka theksuar se deri në muajin mars duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani.

Kemi pasur marrëveshje me një lloj rezultati apo kompromisi, por ato nuk janë vënë në jetë. Është e nevojshme një marrëveshje politike që po synohet të arrihet përmes dialogut. Nuk ka asnjë mundësi tjetër; nuk duhet të bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve apo vënien e kufijve të ri – kjo do të shkaktonte një domino-efekt, theksoi Pack.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›