Marrëveshjet Kosovë- Serbi, dorëzohet drafti
Prishtina dhe Beogradi kanë marrë draftin e parë të propozimit nga BE rreth përmbajtjes së protokollit teknik për marrëveshjen e arritur ditë më parë në Bruksel për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave marrëveshja që pritet që të qetësoj gjendjen mes dy vendeve pritet që të firmoset shumë shpejt.
Marrëveshja për vijat kufitare ka qënë më problematikja dhe më e debatuara nga politikanët e dy vende, ndërkohë që marrëveshja për njohjen e diplomave është arritur më 2 korrik të këtij viti, ndërsa është finalizuar më 22 nëntor.
Një tjetër marrëveshje e arritur mes dy vendeve është dhe ajo për regjistrat civilë dhe ajo për vulat doganore të cilët sipas medieve kosovare kanë filluar të zbatohen.