E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel: Në 2012 Kosova mund të bisedoj për vizat

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se dialogu mesë Breukselit dhe Kosovës për liberalizimin e vizave mund të nisë në vitin 2012. Sipas medieve kosovare Michele Cercone, zëdhënës i komisioneres së Punëve të Brendshme, Cecilia Malmstrom, bëri të ditur se Komisioni vazhdon të ketë qëllimin e nisjes së dialogut të vizave me Kosovën.

Ndërkohë që Malstrom deklaroi një javë më parë në Bruksel se Komisioni po vlerëson disa kushte që i janë vënë Kosovës për tu përmbushur. Ajo ka theksuar se vetëm pas këtij vlerësimi mund të shikohet mundësia e marrëveshjeve të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›