Daul kritikon raportin e KE Qendrimi e PS seshte serioz
Kreu i grupit te PPE-se ne Parlamentin Europian i beri thirrje dje PS-se te nderprese bojkotin e Kuvendit. Ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin Berisha ai u shpreh se ne Shqiperi shikojme se opozita refuzon te beje punen e vet ne Parlament dhe bllokon punen per miratimin e korpusit legjislativ europian. Une u them ndalni Kjo nuk eshte serioze Une kam qene atje kam pare dhe kam diskutuar me grupe te ndryshme politike perfshire dhe socialistet. Duke u ndalur ne raportin e fundit te Komisionit Europian Daul theksoi se duke lexuar raportin e KE-se ajo qe shkruhet ne te tregon se Komisioni Europian nuk ka udhetuar shpesh dhe nuk ka diskutuar shpesh me forcat politike ne Shqiperi. Une po them ato qe mendoj dhe ato qe di. Nuk e them kete meqe ketu ndodhet Kryeministri i Shqiperise ai me njeh por e them per te qene korrekt se aty ne Shqiperi ka sundim te ligjit. Persa i perket ceshtjes se korrupsionit ne Shqiperi kreu i grupit te te djathteve ne Parlamentin Europian shtoi se jo vetem ne vendin tone eshte i perhapur ky fenomen. E njejta gje ndodh edhe ne vende te BE-se prandaj ne po punojme fuqimisht per ta minimizuar fenomenin e korrupsionit dhe per te permiresuar kete situate. Dhe nese ju jeni i kenaqur me kete pergjigje ne vertet po punojme seriozisht per forcimin e shtetit te se drejtes ne kete rajon.