Shehi Nuk hipim ne autobusin e PS na ndan historia
Ai thote me tej se ka shume pikepamje ideologjike qe ndajne keto dy parti duke shtuar se partia qe ai drejton do te vazhdoje te jete ne opozite me qeverine por duke ofruar nje program ndryshe te qendres se djathte. Ne te njejten kohe ai hedh poshte cdo mundesi qe LZHK-ja te bashkepunoje me Partine Demokratike ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas
Dashamir Shehit ky bashkepunim u tentua ne zgjedhjet e 18 shkurtit 2007 dhe nuk rezultoi i suksesshem.
Partia Socialiste ju ka ftuar qe te beheni pjese e opozites ne protestat qe do te organizohen kunder qeverise. Do ta pranoni ju kete ftese
Ne e kemi mbajtur qendrimin tone ne jemi ata qe kemi qene edhe me pare njerez te pavarur nga kjo pikepamje. Ne jemi pjese e opozites ne kuptimin e problematikes qe ngrihet nga opozita por ne nuk mund te behemi pjese e tavolines per faktin se kemi 20 vjet qe qendrojme ne qendren e djathte. Ne e bejme opoziten nga pozicioni qe jemi. Nuk mund te hipim te gjithe te autobusi i Partise Socialiste. Ky eshte qendrimi yne. Do bejme opoziten sic e kemi bere deri tani por gjithmone nga pozicioni i qendres se djathte. Ne te kundert ne perfundojme te polarizimi ose me zotin Berisha ose me zotin Rama. Kjo ne nuk na pelqen keshtu qe do te bejme ate pune qe kemi bere para kater viteve para tete viteve para 12 viteve. Jemi te vjeter ne ne kete histori.
Kjo do te thote qe kur opozita te vazhdoje serish protestat pas publikimit te statusit qe iu refuzua Shqiperise ju nuk do ti perkrahni nuk do merrni pjese ne to
Ne nuk kemi qene as me perpara pjese e ketyre protestave. Do te vazhdojme te mbeshtesim ne cdo drejtim cdo aksion te opozites qe shkon gjithmone drejt transparences zgjedhore dhe te ndryshimit te Kodit. Por ketu ne mes jane edhe ndarje te vjetra ideologjike eshte edhe histori njerezish shume vjecare e cila nuk mund te fshihet me nje dite. Ky eshte pozicioni yne kete do te vazhdojme te mbajme. Ne do te mundohemi tu ofrojme qytetareve shqiptare nje alternative te qendres se djathte ndryshe nga kjo qe perfaqeson kjo maxhorance sot. Nese e kuptojne shume mire. Ne te kundert le te vazhdojne ku jane sot.
fare qendrimi do te mbaje Levizja per Zhvillim Kombetar nese do te kete nje ftese nga Partia Demo-kratike per sa u perket zgjedhjeve te ardhshme lokale qe do te mbahen ne 8 maj
E kemi provuar kete bashkepunim njehere para kater viteve ne zgjedhjet lokale dhe doli nje operacion shume i deshtuar politik dhe pervec votave humbem edhe pak surratin per te thene te drejten. Keshtu qe nuk do te kete asnje bashkepunim ne kete drejtim.
Pra ne menyre kategorike nuk do te kete asnje pranim ftese nga ju nese do tu vije
Jo absolutisht ne nuk do te pranojme asnje ftese ne kete drejtim.
ADI SHKEMBI