Aksidentoi rëndë bashkëshortët, pranga 30-vjeçarit
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar sot autorin e aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në Shijak, ku mbetën të dëmtuar rëndë dy bashkëshortë. “Në pranga është vënë 30-vjeçari, Indrit Kapedani, lindur e banues ne fshatin Xhafzotaj të Durrësit”-thanë burimet e policisë.
Sipas policisë, autori ka aksidentuar dy persona, të cilët ishin duke udhëtuar me një karrocë. Ngjarja ndodhi në segmentin rrugor Sallmone-Katër Rrugët e Shijakut. Autori drejtonte automjetin tip Golf me targa DR 3466 D, u përplas me një karrocë që tërhiqej nga kafshë, ku udhëtonin dy bashkëshortë, shtetasen B.H dhe L.H.
Dy të dëmtuarit ndodhen nën trajtim mjekësor, në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Durrësit. Policia pasi ka kryer veprimet e para hetimore ka mundur të ndalojë autorin, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Durrësit.