Aksidenton dy vete, autori largohet me shpejtësi
TIRANE-Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve në zonën Shkozë të Tiranës. Dëshmitarët bënë të ditur për TVNews24 se një automjet i tipit “Seat Ibiza” po kalonte me shpejtësi në zonën e lartpërmendur duke përplasur një motor mbi të cilin udhëtonin 2 persona. Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë me shpejtësi nga vendgjarja. Persona të rastit kanë ndihmuar drejtuesin e motocikletës, një 65 vjecar duke e dërguar menjëherë në spital. Mësohet gjtihashtu se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë ka mbërritur në Shkozë dhe po heton rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për identifikimin e autorit të aksidentit.
(d.b/BalkanWeb)
Policia ndërkohë ka mbërritur në Shkozë dhe po heton rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për identifikimin e autorit të aksidentit.
(d.b/BalkanWeb)