Korcë, shfaqen “maskat” dhunojnë e grabisin një taksist
KORCE-Një grabitje me armë nga persona të maskuar ka ndodhur sot rresht orës 10:30 minuta të paradites në aksin Korcë-Goricë. Gazetarja e TVNews24 në Korcë Enkelejda Skënderasi bëri të ditur se persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë një taksie, duke grabitur dhe më pas plagosur drejtuesin e saj. Taksisti, emir I të cilit ende nuk bëhet I ditur ka qënë duke u kthyer nga Liqenasi në drejtim të Korcës, kur tre persona të maskuar e kanë detyruar të ndalojë. Dyshohet se 3 personat me maska në fytyrë dhe armë në duar i kishin ngritur pritë takstit. Në vendgjarje policia ka gjetur edhe gëzhoja armësh, që dëshmon se grabitësit kanë qëlluar me armë për ta trembur dhe detyruar të ndalojë automjetin. Më pas personat e maskuar dhe me armëe kanë dhunuar, goditur me pjesën e pasme të pistoletës në kokë taksistin duke i shkatuar plagë të rënda. Me të rrëmbyer paratë që taksisti kishte me vete, grabitësit me maska largohen në drejtim të paditur.
Personi i mbetur i plagosur rëndë në mes të rrugës është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal të Korcës si dhe kanë lajmeruar menjeherë polcinë. Grupi hetimor në vendngjarje po kreh zonën komplet akst Korcë-Goricë që nuk është hera e parë që bëhet pre e grabitësve. Ky aks ka qene i frikshem te kalohej nga banoret qe shpesh beheshin pre e grabitesve.
(d.b/BalkanWeb)