E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sot ne Slloveni nis Konferenca në Brdo,

TIRANë- Kryeministri Sali Berisha u nis të premten në mbrëmje për një vizitë në Slloveni, ku është ftuar të marrë pjesë në Konferencën e nivelit të lartë "Bashkë për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Evropës", që mbahet sot në qytetin Brdo pri Kranju (Slloveni).

Sipas njoftimit të Qeverisë, kjo konferencë e rëndësishme është nën organizimin dhe patronazhin e Kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor si dhe kryeministres së Kroacisë, Jadranka Kosor dhe në të do të marrin pjesë liderët politikë të rajonit, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Konferenca "Bashkë për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Evropës", ka si qëllim të theksojë vullnetin dhe vendosmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një bashkëpunim të ngushtë politik dhe konkret për progresin e vendeve të tyre drejt qëllimit të përbashkët, anëtarësimi në BE.

Objektivat kryesorë që synon të arrijë konferenca janë ritheksimi i vendosmërisë në realizimin e reformave dhe standarteve të kërkuara për anëtarësimin në BE; diskutimi i arritjeve në këtë proces dhe strategjive të përbashkëta drejt qëllimit të përbashkët; anëtarësimi në BE të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që tregojnë deshirën e mirë dhe vullnetin e përbashkët për bashkëpunim dhe suport të ndërsjelltë në hapat drejt integrimit në BE.
Gjithashtu në Konferencë do të diskutohet për identifikimin e nismave të përbashkëta dhe konkrete në projekte rajonale bashkëpunim; rreth kontributit që vendet e Ballkanit Perëndimor mund të japin për të ardhmen e përbashkët evropiane dhe krijimi i një forumi për shkëmbimin e eksperiencave të fituara gjatë zbatimit të procesit.

Në përfundim pritet që të dilet me një Deklaratë të Përbashkët Rajonale, e cila do t'i paraprije Takimit Ministerial që do të zhvillohet nën Presidencën spanjolle të BE.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›