Aksidenti ne Kras, shkak humbja e kontrollit
Tepelene- Ekspertet e policise kane arritur ne perfundimin se humbja e kontrollit te automjetit nga ana e drejtuesit e te tij ka qene shkaku i aksidentit rrugor te mbremjes te se enjtes ne rrugen kombetare Tepelene-Kras, ku humben jeten dy te mitur. "Ngjarja e rende ndodhi ne vendin e quajtur Mogila, ku 17 vjecari Xhevair Dovla, banues ne Iliras, duke drejtuar automjetin tip "Benz 240", me targe TP 13 76 B, ka humbur kontrollin dhe per pasoje ka dale nga rruga", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Si pasoje ka gjetur vdekjen e menjehershme Dovla dhe vogelushi 8 vjecar, Egli Mahmuti.
B. K.
B. K.