Aksidenton per vdekje te bijen
Nje 34-vjecar, nga qyteti i Vlores, ka aksidentuar per vdekje vajzen e tij 3-vjecare. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen "1 Maji", rreth ores 10:00 te paradites se djeshme, teksa Viktor Rrapushi po nxirrte makinen nga banesa per te dale. Teksa po ecte mbrapsht per te nxjerre makinen nga vend-parkimi, babai fatkeq nuk e ka vene re foshnjen F. Rrapushi, qe kishte ardhur prapa fuoristrades tip "Benz", me targa VL 8577 B. Automjeti ka shkelur me rrotat e pasme vajzen e mitur, e cila ka marre nje goditje fatale ne koke. Babai ka nxituar te coje vajzen ne repartin e urgjencave ne spitalin rajonal te Vlores, por nuk ka mundur t'i shpetoje jeten. Burime nga personeli mjekesor bejne te ditur se viktima ka mberritur pa jete ne spital dhe eshte derguar ne morg. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores bejne te ditur se ngjarja eshte cilesuar "aksidentale". Viktor Rrapushi eshte marre ne pyetje nga uniformat blu, ndersa automjeti eshte derguar ne ambientet e policise. Burime nga Prokuroria e Rrethit te Vlores bejne te ditur se, pas aksidentit me pasoje vdekjen, ndaj 34-vjecarit ka nisur hetimi ne gjendje te lire.
O. Hila
SSSASS