E Diel, 1 Nëntor 2026

Qender, aty ku nis beteja me gropat

Te kalosh me makine ne qender te Tiranes, duhet te paguash nje kosto te larte. Nuk behet fjale per ndonje takse te re, te cilat aktualisht jane me shumice, por per amortizimin e makines. Qytetaret jane dyfish te humbur, edhe nese kalojne me makine, edhe nese kalojne me kembe. Nese jane ne statusin e drejtuesit te automjetit, ata duhet te kujdesen qe te shmangin sa me shume qe te jete e mundur gropat e medha E, nese jane ne statusin e kembesorit, qytetaret duhet qe te veshin helmeta a cfaredo qofte per te shpetuar nga nje ndotje e pergjithshme. Mjafton vetem nje futje e rrotes se makines ne gropen e pa duhur, qe t'u shkaterrohet dita kembesoreve, te cilet jane duke pritur ne stacionin e autobusit, apo perpiqen te kalojne ne anen tjeter te rruges. Pikerisht ketu fillon nxehja e gjakrave. Kembesoret, kryesisht vajza te veshura me rroba nga me te shtrenjtat (veshje kjo e projektuar me kujdes qe nje nate me perpara), e heqin nga fytyra masken e pafajesise dhe te delikateses, duke share me nje fjalor te cilin do ta kishin zili edhe "te fortet" e cilesdo lagje te Tiranes. Nje menyre e tille proteste nuk mbetet pa pergjigje edhe nga drejtuesit e automjeteve, te cileve, pervecse u eshte vene burreria ne diskutim nga "viktimat" e baltes, pikellohen edhe per amortizimin e gomave te makines.
Reagimi
Nga ana tjeter, Bashkia e Tiranes, nuk jep asnje zgjidhje per kete situate. Sipas tyre vetem, Plani Francez per Qendren e Tiranes do te ndryshoje gjendjen. Keshtu, sipas ketij arsyetimi, qytetareve do t'u duhet te presin rreth 1 vit, gjithmone nese gjerat ecin sipas parashikimeve, qe kjo gjendje te ndryshoje. Kjo eshte panorama e thjeshte e nje dite te zakonshme, ne qender te Tiranes. E, nese kjo dite do te ishte me shi, atehere pasojat e dyluftimit mes njerezve jane edhe me te medha. E vetmja gje pozitive, nese do te kishte ndonje te tille, do te ishte vetem mungesa e trafikut ne zemer te kryeqytetit. Jo sepse drejtuesit e automjeteve e zbatojne deri ne detaj sinjalistiken rrugore, porse nuk guxojne qe te fusin nje marsh me te larte se i dyti, per shkak te gropave te medha. "Guximtaret" qe e kane provuar ta shkelin kete rregull te pashkruar, jane perballur me cmime shume te larta ne pike-serviset e automjeteve. Kesisoj, qytetaret duket sikur shfryjne mllefin vetem duke share c't'u dale perpara. Sa here qe rrota e makines ngecet ne gropa, ata mallkojne me fis e me fare Bashkine e Tiranes, e cila, sipas tyre, po shperdoron taksat. Ata jane te mendimit qe duhet bere dicka per te rregulluar gjendjen, e cila eshte problematike jo vetem ne ditet me shi, por edhe ne ato me diell.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›