E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, vetevaret 49-vjecari

Nje 49-vjecar, nga qyteti i Korces, i ka dhene fund jetes, duke u vetevarur ne banese. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Korces bejne te ditur se Vasil Vangjeli, banor i lagjes numer 3 te qytetit juglindor, eshte gjetur pa jete ne apartamentin e tij mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Sipas policise, 49-vjecari Vangjeli ka kryer gjestin ekstrem si pasoje e depresionit mendor. Sipas te dhenave te para hetimore, viktima ka lene nje leter ku ka shkruar nder te tjera se nuk donte te shqetesonte me te afermit e tij me problemet mendore qe shfaqte dhe per kete kishte vendosur t'i jepte fund jetes. Viktima jetonte vetem me vellane e tij dhe ka qene ky i fundit qe ka sinjalizuar per vetevarjen. Vasil Vangjeli eshte personi i 10-te qe i ka dhene fund jetes ne Qarkun e Korces qe nga fillimi i ketij viti, cka perben nje shifer alarmante per policine vendore. Polica beri te ditur se nuk mund te parandalohet kjo "vale" veteflijimesh ne rajonin e Korces, nderkohe qe eshte kerkuar nga autoritetet spitalore ne rajonin Juglindor qe te trajtohen ne nje pavijon te vecante pacientet ne rritje me depresione mendore, nje pjese e te cileve rendom kalojne ne vetevrasje apo perbejne rrezik shoqeror per komunitetin.
G.A

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›