E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paniku i Gerdecit, "braktisen" municionet

Pas informacionit te marre nga telefonata e nje qytetari, policia e Gjirokastres ka zbuluar dje 70 granata dore ofensive, te braktisura ne zonen prane vendit te quajtur Ura e Lumit, ne Gjirokaster. Arsenalit te municioneve te braktisura te zbuluara nga policia gjate kesaj jave ne shtreterit e kanaleve apo zona te pyllezuara i shtohen edhe sasi te konsiderueshme predhash anti-tank, fisheke luftarake etj. Frika dhe paniku qe ka shoqeruar ngjarjen e Gerdecit, ka bere qe banoret e Qarkut te Gjirokastres te "braktisin" municionet luftarake ne rrethinat e zonave te banuara. Sasi armatimi dhe municionesh luftarake te marra nga depot e ushtrise gjate trazirave te vitit 1997 vazhdojne te jene ende ne duart e popullates. Por frika e ndonje shperthimi te mundshem aksidental, ka bere qe banoret te largojne nga banesat e tyre armatimin dhe municionet luftarake qe i mbajne ne menyre te jashteligjshme, duke i hedhur ato ne vende jashte zonave te banuara te rretheve Permet, Tepelene dhe Gjirokaster. "Gjate diteve te fundit, qytetare te ndryshem kane sinjalizuar nepermjet telefonit policine per pranine e municioneve dhe armatimeve luftarake ne zonat perreth qytetit te Gjirokastres", thote zedhenesi i policise lokale, Gentian Mullai.
Blerim Kore
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›