Topalli: Jo me nje Kryeminister me duar te lidhura pa kompetenca
Reforme te thelle shteterore kerkoi dje nga Gerdeci dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Por, ndryshe nga Kryeministri, Topalli preku te gjitha institucionet kryesore te shtetit, jo vetem sherbimet inteligjente, si Kuvendi, Presidenca, Qeveria, Ministria e Mbrojtjes e me radhe. Gjate nje takimi zhvilluar dje me shtabin e emergjences ne Vore, Topalli akuzoi se segmente te caktuara te shtetit kane qene te dobeta, duke u kujdesur te mos permende emra. "Me takon te them se ka pergjegjesi ne hierarkine e shtetit qe nis nga Kuvendi, Presidenca, Qeveria, Ministria e Mbrojtjes e me radhe", etikekoi Kryetarja. Topalli tha se forcat politike ne parlament duhet te punojne me shume per te ndryshuar ligje qe te parandalojne tragjedi te tilla, qe ato te mos ndodhin me ne te ardhmen. "Kuvendi, Presidenca, Qeveria, Ministria e Mbrojtjes te funksionoje sic duhet, agjencite e ndryshme, SHIU dhe SHISH-i, te informojne kur duhet, inspektoratet qe kane qene jashte funksionit te tyre, te gjithe t'i nenshtrohen reformave", vijoi ajo. Ajo cka duhet te behet ne te tilla situata, sipas drejtueses se Kuvendit, eshte ndryshimi dhe zbatimi i plote i ligjeve. Topalli e quajti thelbesore nevojen per ndryshim te ligjeve, duke argumentuar se nuk mund te ndryshohen institucionet thjesht duke ndryshuar njerezit, por duke nderhyre ne pikat e dobeta te mekanizmit te shtetit. "Eshte detyre e Kuvendit, e lidereve kryesore te forcave politike, te bashkohen per nje reforme te madhe shteterore, aty ku eshte e domosdoshme, te nderhyjme me reforma, sepse nuk mund te ndodhe ne nje Republike Parlamentare qe Kryeministri te kete duart e lidhura e te mbese pa kompetenca", u shpreh Kryetarja. Kerkese kjo e cila vjen pas deklaratave te bera nga Kryeministri Sali Berisha ne Kuvend se ai ligjerisht nuk ka kompetenca per t'u njohur me vendndodhjen e depove te armatimit, pervec rastit kur i viziton ato. Madje, kreu i qeverise, permendi ne raportimin e tij ne Kuvend per tragjedine e Gerdecit, se kete emer per here te pare e kishte degjuar diten e tragjedise, me 15 mars. Ndaj, Kryetarja Topalli theksoi dje, per te disaten here, se duhen reforma qe Kuvendi, Presidenti i Republikes, si Kryetar i Forcave te Armatosura, Qeveria, Kryeministri e keshtu me radhe, te kene kompetenca te ndara e te qarta. Topalli u takua dhe bisedoi me banore te zones, te prekur nga tragjedia te cilet e falenderuan Kryetaren e Kuvendit dhe i kerkuan asaj mbeshtetje per te rinisur sa me shpejt ndertimin e shtepive te tyre.
Ajo i siguroi edhe nje here banoret e Gerdecit se Qeveria dhe i gjithe shteti eshte i angazhuar plotesisht ne menaxhimin sa me efikas dhe te shpejte te situates, per energjine, ujin, rindertimin e shtepive, per te bere kompensimin sipas faktimeve te kryera nga grupet e vleresimit, te ngritura ne zone. "Ne po veprojme shume shpejt qe te rinise jeta dhe te kthejme besimin tuaj tek ajo, tha zonja Topalli, duke shtuar se kjo kerkon nje kurajo te madhe. Mua me vjen shume mire, qe ju keni filluar rindertimin e shtepive tuaja, aty ku kjo gje ka mundesi te behet, dhe kjo me bind se ju, jeni njerez me kurajo te madhe", deklaroi Topallli. Kryetarja e Kuvendit u njoh me propozime te banoreve te demtuar, mbi menyrat me efikase te marrjes se demshperblimit dhe siguroi se Qeveria nuk do te kursehet ne mbeshtetjen financiare e do te vazhdoje t'u qendroje prane banoreve, si deri me tani, ne menyre qe ne nje kohe sa me te shpejte te filloje rikuperimi i demeve materiale, gje qe natyrisht kerkon mendimin e te gjithe komunitetit.
R.Rapushi
Topi paralajmeroi reforme
Sinjalin per "largime" ne strukturat e sigurise kombetare e dha dje Presidenti Bamir Topi gjate mbledhjes se Keshillit te Sigurise Kombetare. Teper i ashper, Topi kerkoi qe te dalin menjehere me emra e mbiemra fajtoret e Gerdecit. Kreu i shtetit u komunikoi drejtuesve te institucioneve se tragjedia s'mund te mbetet jetime, ajo ka fajtore dhe pergjegjes me emra dhe mbiemra. Kritiken me te ashper, Presidenti ja rezervoi sherbimeve inteligjente shqiptare, qe nuk kane dhene asnje sinjal per situaten. Nderkohe qe, jashte vemendjes ai nuk la as institucionet e tjera, pergjegjese per kete tragjedi, te cilat nuk kane kontrolluar funksionimin e ketyre depove.
Reforme dhe ne qeverisje
Nuk do te kete reforme vetem ne institucionet e sigurise kombetare. Kjo eshte masa me emergjente qe qeveria do te marre per te parandaluar tragjedi si ajo e 15 marsit te shperthimit te fabrikes se cmontimeve ne Gerdec. Por, nga ana tjeter, reformes se thelle do t'i nenshtrohen te gjitha institucionet, dikasteret, per te rikuperuar ate qe Kryeministri Berisha e cilesoi si deshtimin e madh. "Institucionet e sigurise se shtetit kane nevoje per nje reformim te thelle. Ato duhet te funksionojne dhe secili duhet te mbaje pergjegjesine e tij. Po nuk u ndermoren keto reforma, situata te tilla mund te perseriten ne menyre periodike", tha dje Kryeministri, duke shtuar se reforma eshte e domosdoshme.
SSSASS