E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksiedentoi tre persona me makinën e tij, arrestohet shoferi

KAVAJË- Arrestohet nga Policia e Kavajës, drejtuesi i një automjeti, i cili aksidentoi tre persona që po udhëtonin në një motoçikletë. Burimet nga Komisariati i Policisë së Kavajës pohuan dje se është marrë masa e arrestit në flagrancë ndaj Ilir Larashit, 56 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Larashi është arrestuar pasi duke qarkulluar me automjetin e tij tip "Fiat" në aksin rrugor Rrogozhinë - Peqin është përplasur me motoçikletën tip "Dayang", pa targa, drejtuar nga Çerçiz Dranga, 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes, mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe dy pasagjerë të tjerë që po udhëtonin në këtë të fundit, përkatësisht Tomorr Kalemi, 39 vjeç, dhe një 11-vjeçar me inicialet H. K. Tre të plagosurit pas dëmtimeve që kanë marrë janë dërguar në Spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit tip "Fiat", që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit akuzohet për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›