E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Remzi Hoxha', akuza: Arrest dëshmitarit

TIRANË- Në seancën e sotme gjyqësore për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha prokurori ka kërkuar arrestimin në sallë të një dëshmitari, për dhënien e dëshmisë së rreme.

Bëhet fjalë për një kërkesë të akuzës për prangosjen e menjëhershme të ish-punonjësit të SHIK-ut, Shpend Dibra. Sipas akuzës ai duhet të vihet në pranga pasi ka dhënë dëshmi të rreme në seancat e zhvilluara për zhdukjen e biznesmenit.

Mësohet se ai ka thënë që nuk e ka shoqëruar Ziso Kristopullin, ndërkohë që e vërteta nuk ka qenë kjo, pasi sipas akuzës faktet kanë provuar të kundërtën.

Pas kësaj kërkese, gjykata nuk ra dakord me akuzën dhe hodhi poshtë prokurorinë.

Në vijim, seanaca vazhdoi me dëshmitë e tjera të personave të thirrur për këtë ngjarje. Tre ish-shikasit Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, akuzohen për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës 14 vite më parë në Tiranë. Mbi ta rëndon akuza e "rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›