Aksion kundër dërrasave

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka filluar lirimin e hapësirave publike në disa pjesë të qytetit. Ky aksion përfshin largimin e objekteve montuese, rrethojave të ndryshme, mbulojave statike, objekteve reklamuese, apo tarracat verore para lokaleve hoteliere, që nuk kanë leje të organit kompetent komunal.
Muhamet Gashi, zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës, tregon se aksioni përfshin rrënimin e të gjitha tarracave që nuk kanë leje.
“Në bazë të rregullores dhe tarifave komunale është e përcaktuar se si mund të shfrytëzohen hapësirat të cilat i takojnë Komunës. Të gjitha ato lokale që kanë uzurpuar pjesën e Komunës e që nuk i janë përmbajtur kësaj rregulloreje, kanë pësuar”, thotë Gashi për Express.
Por, Veton Zuka, pronar i lokalit “Lips”, të cilit Komuna ia ka hequr tarracën, thotë se kërkesën për legalizim e ka dërguar në Komunë para shumë kohësh.
“Unë kërkesën për tarracë e kam dërguar në Komunë, mirëpo nuk kam marrë kurrë një përgjigje nga ana e tyre. Vetëm kanë ardhur disa persona me urdhër të Komunës dhe i kanë hequr disa dërrasa të tarracës”, shprehet i habitur Vetoni, sipas të cilit Komuna patjetër që do t’ia lëshojë lejen, sepse për këtë merr para.
Ai ankohet edhe për moskoordinimin e drejtorive në Komunë. “Një ditë, njëri drejtor thoshte se nuk ka kurrfarë problemi, sepse lejen do ta marrë, kurse ditën tjetër erdhi një inspektor nga Komuna, i cili tha se tarraca duhet të rrëzohet. Problemi ekziston te bashkëpunimi ndërmjet tyre”, thotë Vetoni.
Por uzurpimi i trotuareve dhe hapësirave të tjera në rrugë nga tarracat e kafiterive është bërë pengesë për qytetarët e Prishtinës. Një ndër ta është edhe Albina Rexhepi, e cila jeton në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.
Ajo shpjegon se në lagjen ku ajo banon, poshtë banesës së saj janë disa kafiteri me tarraca të mëdha. “Këto tarraca kanë edhe anën e tyre pozitive, por i mund ajo negativja”, thotë Albina për Express. “Ndoshta ne të rinjtë mund te kënaqemi më shumë gjatë verës nëse qëndrojmë jashtë, por duhet menduar edhe një gjë. Këto tarraca kanë zënë trotuaret, kjo i rrezikon këmbësoret. Për të kaluar, duhet të ecin në rrugë kryesore”, thotë ajo.
Por jo vetëm kaq. Këto lokale punojnë deri në orët e vona. “Unë gjatë sezonit veror nuk e di a i bëj gjumë pesë a gjashtë orë, sepse ka shumë zhurmë, e cila krijohet nga kafiteritë poshtë meje”, shprehet e shqetësuar Albina.
Sidoqoftë, shqetësimit të qytetarëve për zhurmën e krijuar gjatë orëve të vona dhe ngufatjes së trotuareve nga tarracat e këtyre lokaleve, nuk u ka ardhur fundi.
Sipas Muhamet Gashit, zyrtarit nga Komuna, ekziston një zgjidhje për pronarët e lokaleve të cilët duan të shfrytëzojnë këtë tokë për tarracë. “Leja mund të merret nga Komuna. Së pari kontrollohet vendi nga inspektorët komunalë. Nëse i plotëson të gjitha kushtet, pronarët mund të rregullojnë prapë tarracën e tyre”, thotë Gashi.
Kjo ndërhyrje për lirimin e hapësirave publike, të vendosura pa leje të organit kompetent komunal, do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, derisa të legalizohen të gjitha këto objekte montuese.