Shala Benz

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, me të vërtetë ka gusto. Përveç që vishet firmato, i pëlqen edhe të vozitet me vetura të shtrenjta. Së fundi, ka porositur dy vetura të tipit “Mercedes ML 320 CDI”, për nevoja zyrtare që i kanë kushtuar 98 mijë euro. Kështu ka hequr qafe veturën Passat, që e kishte marrë në shërbim nga Doganat e Kosovës. Blerjen e dy veturave të reja për kabinetin e ministrit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i MEF-it, Muharrem Shahini. Sipas tij, ka qenë e nevojshme të blihen, pasi që ministrit i është prishur Mercedesi që e ka pasur më parë.
“Deri tani ministri ka qenë duke vozitur një Passat të Doganës, sepse vetura e tij është prishur”, thekson Shahini. Ai vlerëson se blerja është bërë në mënyrë të rregullt me procedurë të hapur tenderuese. Në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në portalin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, thuhet se në këtë tender kanë konkurruar shtatë ofertues. Më i liri prej tyre ka qenë Auto Salloni “N.T.SH ”BAAF”, nga Prizreni, prej të cilit janë blerë dy Mercedesë, nga 49,200 euro secili.
Ndërkaq, oferta më e shtrenjtë që i është dhënë Ministrisë për këto dy vetura ka qenë 126 mijë euro.
“Të dyja këto vetura i kanë të paguara doganën dhe sigurimin dhe Ministria nuk do të ngarkohet me shpenzime shtesë”, thekson Shahini. Tenderi për blerjen e tyre ka përfunduar më 6 prill, ndërkaq nënshkrimi i kontratës do të bëhet më 19 të këtij muaji.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...