E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion kunder gjuetise se paligjshme

Sherbimi pyjor dhe shoqata e gjuetareve ne Durres po bashkepunojne per ndalimin e gjuetise se paligjshme. Fenomeni shqetesues qe denoncohet nga vete shoqata e gjuetareve te Durresit ka vene prej vitesh ne rrezik zhdukjen e disa lloje shpendesh dhe kafshesh te egraper shkak se gjuetia e paligjshme kryhet nga persona pa leje dhe qe nuk respektojne sezonet e gjuetise. Drejtori i sherbimit pyjor te Durresit Enver Masha ka paralajmeruar ndeshkimin e rrepte te personave qe ushtrojne gjueti te paligjshme.

Ne rrethin e Durresit numerohen rreth 5000 persona qe jane pajisur me leje gjuetie por nga ky numer vetem nje pjese e vogel e tyre ka paguar detyrimet kundrejt shoqates se gjuetise. Numri i madh i gjuetareve dhe gjuetia pa kriter ka vene ne rrezik serioz zhdukjen e faunes ne kete zone te qarkut te Durresit.Qarku I Durresit ka nje siperfaqe prej rreth 8100 ha me pyje prej te cilave 4200 ha kane kaluar tashme nen administrimin e komunave dhe 3600 ha menaxhohen nga sherbimi pyjor.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›