E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKODER/ Femijet lypes hetim prinderve

SHKODER - Prinderit e tre femijeve qe lypnin para nga shoferet e mjeteve qe kalojne ne uren e Bunes do te hetohen per keqtrajtim te te miturve per qellime perfitimi. Alban Abazi 27 vjec dhe Saimir Bajrami 36 vjec qe te dy banues ne lagjen Liria akuzohen se kane shfrytezuar femijet per te siguruar para. Abazi ka nje djale 9 vjec ndersa Bajrami nje 9 vjec dhe tjetrin 10 vjec. Nga verifikimet e policise ka rezultuar se prinderit i detyronin femijet e tyre qe te qendronin per ore te tera tek ura e Bunes ne dy anet e saj dhe te kerkonin lemoshe. Qendrimi i te miturve ne cepat e ures duke rrezikuar dhe jeten ndersa nxitonin per te marre parate dhe fakti i dorezimit te tyre tek prinderit eshte pikasur nga agjentet e policise. Ndaj tyre do te vazhdojne hetimet ne gjendje te lire.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›