GRAMSH/ Abuzimet tre komunare nen hetim
GRAMSH - Tre punonjes te komunes Kuker ne Rrethin e Gramshit jane nen hetim pasi ndaj tyre u ngrit akuza e abuzimeve me detyren. Prej 9 muajsh ata po ndiqeshin nga ana e policise e cila e kodoi operacionin hetimor me emrin Administratori. Diten e djeshme Gjykata e Rrethit vendosi te masen e sigurise detyrim paraqitjeje dhe ate te arrestit shtepiak. N.Tarko 51 vjec S.Tarko 41 vjec dhe H.Qose 47 vjec punonin prej 3 vitesh ne kete komune. Sipas policise ata kane abuzuar me detyren duke shkaktuar nje dem prej 2 milione lekesh. Kete shume ata e kane perfituar nga parate qe duhej tu ndaheshin personave me asistence si dhe nga fondet e akorduara nga ana e qeverise per investime ne kete komune te thelle te rrethit Gramsh. Hetimet mesohet se po vazhdojne dhe per te tjere punonjes te komunes.