E Shtunë, 31 Tetor 2026

VLORE/ Zhduket 15-vjecarja babai apel per ta gjetur

VLORE - Nje 60-vjecar nga Vlora denoncon zhdukjen prej me shume se 2 javesh te vajzes se tij 15 vjece. Agim Bylyshi tregon se qe prej vdekjes se bashkeshortes ne vitin 1997 eshte perballur me probleme te shumta dhe per shkak te tyre deri 4 vite me pare ka derguar femijet e tij ne jetimore. Ai thote se i ka terhequr nga Shtepia e Femijes per ti shkolluar por ne fakt eshte perballur me nje tjeter fatkeqesi. Sipas tij e bija minorene Brixhita eshte larguar prej ditesh nga banesa dhe nuk ka asnje lloj kontakti me te ndonese numri i telefonit del i hapur. Babai kerkon ndihme per gjetjen e 15-vjecares pasi sipas tij ajo mund te bjere ne duart e personave kriminale. Edhe here te tjera vajza ka ikur pa lajmerim nga shtepia por eshte kthyer dhe ne asnje rast zhdukja e saj nuk ka qene kaq e gjate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›