E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia 5 dite pa drita kufizime nga ora 0700-1700

Per pese dite me radhe pjesa me e madhe e vendit do te kete kufizime te ndjeshme te furnizimit me energji elektrike per gjate gjithe dites. Duke filluar nga e shtuna e 30 tetorit deri me date 3 nentor nderprerjet e energjise elektrike do te nisin qe nga ora 7 e mengjesit deri ne 5 pasdite. Kompania e shperndarjes se energjise CEZ Shperndarje thote se ajo e ka te pamundur te furnizoje klientet e saj per shkak se eshte njoftuar nga kompania e transmetimit OST se per pese dite me rradhe do te punohet per shtrirjen e percjellesit te linjes 400 kilovolt Elbasan-Kashar.

Punimet ne kete linje e bejne te detyruar stakimin e linjave te tjera te tensionit te larte. Njoftimi detajon se stakimet do te prekin kryesisht zonat rurale dhe periferike dhe se CEZ Shperndarje do te marre te gjitha masat per te siguruar furnizimin me energji te institucioneve me rendesi jetike si spitale shkolla e ujesjellesa. Kompania OST eshte ne fazen perfundimtare te ndertimit te linjes se interkonjeksionit me Malin e Zi dhe punimet qe po behen ne rrjetin e tensionit te larte jane pikerisht per kordinomin teknik ne kuader te ketij investimi.

Adi Darsi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›