E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion kundër kanabis në Zall-Bastar, shkatërrohen 11 parcela

Policia e Tiranës ka zbuluar 11 parcela me kanabis në Zall-Bastar ndërsa ka shpallur në kërkim 2 pronarët e tyre.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë një aksioni për goditjen e kultivuesve të lëndës narkotike në fshatin Luçe të komunës Zall-Bastar u sekuestruan 2 mijë rrënjë lëndë narkotike të cilat më pas u asgjesuan.

Sipas policisë janë shpallur në kërkim dy pronarët e 11 parcelave të mbjella me lëndë narkotike,  Nazmi Mahmuti e Bibal Aruçi për të cilët po vijon puna për kapjen e tyre.

Stina e verës është edhe periudha kur policia e shtetit nis aksionet për ndalimin e kultivimit dhe prodhimit të drogës në zona të ndryshme të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›