Adoleshenti perplas makinen e te atit nje i vdekur

Nje makine ka dale nga rruga duke u perplasur me bordurat anesore dhe si pasoje nje person ka vdekur dhe nje tjeter eshte plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Durresit diten e djeshme teksa automjeti qe drejtohej nga nje adoleshent dhe pasagjere ishin dy bashkemoshatare te tij eshte aksidentuar ne afersi te vendit te quajtur Ura e Dajlanit. Sipas burimeve Relino Braho 16 vjec ishte duke drejtuar nje automjet te policise qe perdorej nga i ati dhe kishte si pasagjere dy te rinj te tjere.Si pasoje e aksidentit nje person ka humbur jeten emri i te cilit nuk behet i ditur ndersa eshte plagosur pasagjeri tjeter. Forcat e rendit kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti mund te kete ardhur si pasoje e shpejtesise se madhe dhe lageshtires ne rruge per shkak te reshjeve te shiut. Mesohet se te rinjte ishin nisur nga Durresi ne drejtim te Tiranes ndersa hetimet jane duke vijuar per zbardhjen e plote te aksidentit.