E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duke kerkuar Rembrandin

Ne Shkoder ruhej nje pikture e vjeter e bere sterre ne siperfaqe te cilen e studioi i ndjeri Anastas Kondo. Pikturen e quajti ifuti shetites me autor Rembrandin. Kete studim ai e botoi me bindjen dhe krenarine e nje zbulimi te madh. Piktura u ble ato vite nga Galeria e Arteve per 800 leke nje shume e paimagjinueshme ne ato kohera por as minimale per meriten

Disa dite me pare u transmetua ne nje kanal televiziv nje emision ku u permend piktura e Rembrandit qe ruhet ne Galerine e Arteve ne Tirane. I ftuar ne studio ishte drejtori i Galerise se Arteve z. Rubens Shima. E gjithe biseda perqendrohej ne nje dyshim qe kerkon vertetesi A eshte e Rembrandit piktura apo jo

Kjo bisede me shtyu ne kujtime te ndonja tridhjete vjeteve me pare.

Se si por nuk e di mire ne Shkoder ruhej nje pikture e vjeter e bere sterre ne siperfaqe te cilen e studioi i ndjeri Anastas Kondo. Pikturen e quajti Cifuti shetites me autor Rembrandin. Kete studim ai e botoi me bindjen dhe krenarine e nje zbulimi te madh.

Piktura u ble ato vite nga Galeria e Arteve per 800 leke nje shume e paimagjinueshme ne ato kohera por as minimale per meriten.

Mirepo dyshimi per vertetesine e autorit ngriti mendjen e specialisteve u bene edhe disa diskutime por jo te zjarrta. Sidoqofte duhej nje vule saktesie. Kjo eshte pune laboratoresh qe per nga kompleksiteti ua kalojne shume edhe atyre me te perparuar te kriminalistikes.

U vendos qe te beheshin dy grupe analizash te cilat mund te na ndihmonin

a-analiza te teknologjise se realizimit te piktures nga Rembrandi dhe

b-analiza te ngjyrave dhe te disa aspekteve teknike.

Punen per piken e dyte e drejtova une.

E filluam me radiografite. Se mos kishim nga ato aparatura te specializuara qe i shohim te botuara ne kataloge apo pamje laboratoresh Perdorem aparatet e Rentgenit qe ka spitali nr. 1 ne Tirane. Operacionin vezhgues e kryente mjeku Vangjush Golloshi. Gjenim dicka pastaj ndryshonim energjine e rrezatimit shikonim dicka tjeter e keshtu derisa morem me te miren.

Ne prisnim jashte ne korridor. Njerezit te habitur dhe kureshtar na pyesnin dhe ne u shpjegonim. Ne ate kohe kam pare pese inxhiniere qe nuk e dinin se cfare ishte Rembrandi. Megjithate nuk me beri ndonje pershtypje kushedi se cfare se kam takuar pesedhjete te tjere qe nuk kishin degjuar kurre per Lermontovin e as per Stendalin

Dolen dy gjera interesante penelatat dhe nje perdredhje floku qe ishte si te thuash nje huq njohes i Rembrandit. Sa peshe qe pati kjo

Pastaj analizuam me Spektroskopi te Fluoreshences se Rrezeve X nje metode familjare ne studimin e veprave te artit pigmentet e perdorur per pergatitjen e ngjyrave. Kete e beme ne Institutin e Fizikes Berthamore sepse vetem ai kishte laboratore te ketij specialiteti. Servet Dani dhe i ndjeri Petrit Gjeli ishin ata qe drejtuan rrezet mbi siperfaqen e piktures. Ndersa koha kalonte ne shikonim piqet e spektrave ne ekranin e kompjuterit. Keshtu gjykuam per pigmentet.

E dija qe me perpara se nuk do te mund te arrinim ate qe donim por gjithsesi dicka njohese u be.

Sepse puna eshte keshtu. Po marrim nje nga pigmentet e kuqe per shembull cinabrin ose kimikisht sulfurin e zhives. Ky ka qene perdorur qe shekuj me perpara Rembrandit dhe vazhdoi edhe shekuj te tjere mbas Rembrandit. Po kjo mund te thuhet edhe per te kuqen e plumbit te bardhen e plumbit okrat karbonin perberesit e hekurit etj. Pra ne shekuj e njejta gje. Te njejta forma pigmentesh i perdorin piktore te atelieve te ndryshme. Por puna eshte te zbulosh cfare eshte karakteristike per pigmentet e Rembrandit. Kjo percaktohet nga prania e mikroelementeve qe dallojne nga pigmenti i marre diku nga nje pigment i marre diku tjeter. Por nuk eshte kaq e thjeshte sepse tregtia bente punen e vet dhe te njejtin pigment e perdorte edhe Rembrandi ne Holande dhe nje tjeter piktor per shembull ne Itali. Mirepo ka te dhena nga historia e artit qe disa piktore preferonin ti pergatisnin vete bojerat e tyre kishin teknologjine vetjake. Kjo teknologji qe nuk eshte e lehte te studiohet ka specifiken e vet. Ky eshte celesi. Problemi ngaterrohet me tej si efekt i perzierjes se ngjyrave per te perftuar tonet nga shtresat dhe nenshtresat qe perdor piktori velaturat nga grunti teknika e levizjes se penelit etj. etj.

Pra te percaktosh se e cilit artist eshte nje veper arti kerkon nje pune teper speciale me themele shkencore teper te thella. Ne shohim sot se sa buje behet kur arrihet te zbulohet se e cilit autor eshte nje pikture anonime.

Mbas perfundimit te kerkimit tone u be nje takim pune ne Galerine e Arteve. Rezultatet i paraqiten punonjesit e Institutit te Monumenteve u takonte. Zura nje vend atje nga fundi dhe degjoja me kujdes. Ne pushim diskutuam midis nesh. E pashe se disa kishin qejf ta konsideronin ate pikture te Rembrandit te tjere stepeshin. Ishte nje gje fare normale njerezore.

Pastaj filluan te shpjegonin grafiket dhe ngjashmerite qe vinin re. Bela Te gjithe pigmentet e njejta kane te njejtit grafike Edhe ata qe kane perfunduar shkollen e mesme dhe e kane mesuar kimine i kujtojne orbitalet e elektroneve. Dy prej ketyre K dhe L me nenndarjet alpha dhe beta shfrytezohen ne Spektroskopine e Fluoreshences se Rezeve X. Energjia e liruar prej tyre del ne forme piqesh ne nje grafik. Pra te gjitha jane njesoj. Kjo po shfrytezohej si argument ngjashmerie me pikturat e Rembrandit. Linja e logjikes kishte dale nga baza shkencore.

Nuk kishte ndonje gje per tu cuditur. Diskutuesit nuk ishin te fushes. Atehere u desh te nderhyja me shume kujdes per te mos lenduar askend.

Puna qe kishim bere ne ishte vetem njohese por jo percaktuese madje ne kete drejtim mbeteshim diletante. Percaktimi duhej bere ne laboratore teper te specializuar dhe drejtori i Galerise se Arteve zoti Rubens Shima ka plotesisht te drejte kur shprehet se piktura duhet analizuar tek ustallaret e kesaj pune.

Kam pershtypjen se ne mund te diskutojme ne pergjithesi pa e ditur tamam se ku ndodhemi.

Kjo me beri qe vite me pare ne 2004 kur ne Braunschveig te Gjermanise u organizua nje simpozium per njohjen dhe restaurimin e piktures se nje piktor te njohur me emrin Paul Rubens meqe kisha edhe nje ftese nga Shoqata e Restauruesve Gjermane ti kerkoja Ministrise se Kultures nje mbeshtetje financiare prej 1200 dollare per te marre pjese ne ate aktivitet dhe per te pare se si etj. etj. Ne Galerine e Arteve ne Tirane eshte nje pikture qe mendohej se mund te ishte pikerisht e atij piktori Rubensit. Pra a nuk ishte ky nje rast i bardhe As pergjigje nuk mora. Ehu

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›