Aksion për lirimin e hapësirave në QSUT

Aksioni i sotëm kishte të bënte me mbylljen e një prej hyrjeve në afërsi të morgut.
Po kështu në bashkëpunim me policinë bashkiake është pastruar edhe territori i kësaj qendre spitalore nga të paktën 10 kioska që operonin në mënyrë të paligjshme. “Ka ardhur koha dhe momenti i duhur që në kuadrin e të gjithë reformës që po bëhet në këtë institucion dhe kjo pjesë duhet të shkojë në vendin e vet. Do të thotë portat e paligjshme të cilat afektojnë veprimtarinë e përditshme të punës në këtë institucion, qoftë ky hyrje daljet e personelit apo dhe të të afërmve të pacientëve të cilët them që afektojnë punën çdo ditë në këtë institucion. Sot ato do të mbyllen”, tha drejtori i QSUT, Saimir Ivziku.
Në territorin e QSUT do të ndalet pakimi i automieteve private, pasi jo në pak raste ato bllokojnë punën e autoambulancave dhe paralizojnë punën në këtë institucion. Masa priten të merren edhe në drejtim të familjarëve të pacientëve, të cilët nuk do të lejohen të hyjnë në pavijone në cdo kohë. /Start/
2012-01-17 16:33