E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve nis procedurat për shkarkimin, Spahiu nxirret jashtë

Në nisjen e mbledhjes ishte I pranishëm edhe vetë nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu, i cili pretendon se kjo nismë është anti-kushtetuese. Por, ai u nxor jashtë pasi një debati me deputetin e PD-së dhe kryetarin e këtij Komisioni, Ilir Rusmailin. Rusmaili tha se Spahiu po shkel procedurën  dhe kërkoi xjerjen e tij jashtë Komisionit.

Relatori i çështjes, Viktor Gumi tha se Kreshnik Spahiu ka shkelur Kushtetutën në vijimësi. Duke qenë se Spahiu është zgjedhur nga Kuvendi, Gumi tha se po Kuveni ka të drejtë ta shkarkojë atë.

Komisioni mblidhet dy ditë pasi kryeministri Sali Berisha bëri të ditur kërkesën e maxhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor, që do të shqyrtojë procedurat e shkarkimit të Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së.

Kërkesa e demokratëve, argumenton se "Kreshnik Spahiu ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin e drejtësisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur". /Start/

                                                                                             2012-01-18 10:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›