Zhbllokohen pagat për mbi 2 mijë punonjës të QSUT-së

Prej më shumë se 10 ditësh, rrogat e tyre ishin vonuar, por sot u bë e ditur se fondi ka ardhur.
“Pagat me aq sa kam dijeni, sot është hapur fondi në Thesarin e Shtetit dhe është çështje e kryer. Kjo është një çështje e mbartur dhe e ndodhur ndër vite në të njëjtën periudhë të çdo fillim viti”, theksoi sot drejtori i QSUT-të, Sajmir Ivziku.
Zakonisht, stafi i spitaleve duhet ta merrte rrogën më 5 të fillim të çdo muaji. Janë më shumë se 2600 punonjës, pjesë e stafit të spitalit më të madh në vend. Në fillim të çdo viti, Ministria e Financave duhet të zhbllokojë fondin buxhetor, i cili më pas shkon tek Thesari dhe ky i fundit zhbllokon pagat. /Start/
2012-01-17 16:37