Sot, rifillojnë bisedimet kyce për borxhin grek
ATHINE - Sot rifillojnë bisedimet për prerjen e borxhit të Greqisë mes qeverisë dhe kreditorëve privatë për të angazhuar sektorin privat në procesin e shkëmbimit të bonove greke (PSI).
Bisedimet midis Greqisë dhe kreditorët e tij private, ngecën të premten e kaluar, pasi të dy palët qeveria dhe përfaqësuesi i kreditorëve privatë, dështuan të arrijnë një marrëveshje.
Udhëheqësit evropianë ranë dakord në parim vitin e kaluar se huadhënësit privatë vullnetarisht duhet të anullojnë 50% të kredive të tyre në Greqi, por kreditorët private ende duhet të bien dakord për marrëveshjen.
Pika kryesore e mosmarrëveshjes mes palëve, është norma e interesit për bonot e reja. Partnerët e eurozonës dhe FMN, duan një normë të ulët interesi prej 4%, ndërsa kreditorët privatë përfaqësuar nga kreu i Institutit Financiar Ndërkombëtar, nuk pranojnë normë nën 5%.
Duhet që një marrëveshje të arrihet sot që Greqia të marrë këstin e ardhshëm të të hollave që të paguajë borxhet e saj.
Zyrtarët nga Komisioni Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, e ashtuquajtura Trojka, janë edhe për shkak në Athinë këtë javë për të vlerësuar nëse janë krijuar ose jo kushtet për lirimin e këtyre fondeve.
FMN-ja, në bazë të statutit, nuk mund të autorizojë financimin e vazhdueshëm të Greqisë nëse konsideron se borxhi nuk është i qëndrueshëm. Ky vlerësim varet direkt nga norma e interesit që do të vendoset në obligacionet e reja.
Qeveria greke ka thënë se vendit do t’i duhet të braktisë euron nëse dështon për të siguruar kredi të reja, të cilat varen nga ecuria e bisedimeve.
Vetë kryeministri grek ka paralajmëruar se në mars Greqia rrezikon nga falimentimi, ndërkohë që ëshë shtypi prestigjioz ndërkombëtar e ka paralajmëruar se për 10 javë Greqia del nag Euro për t’iu rikthyer dhrahmisë së zhvlerësuar.
Sipas analistëve ka 3 obsione të mundshme për bisedimet e sotme:
Së pari, të dyja palët të arrijnë marrëveshje.
Së dyti, nuk ka marrëveshje dhe në Greqi në mënyrë të njëanshme vendoset se çfarë duhet të paguajnë kreditorët e saj.
Së treti, nuk ka marrëveshje dhe Greqia falimenton në borxhet e saj.