Frattini mbështet hyrjen e Ballkanit Perëndimor në BE

Italia mbështet hyrjen në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë të mërkurën në Budapest shefi i diplomacisë italiane Franco Frattini.
Në një konferencë për media pas takimit me homologun e tij hungarez Janosh Martonji, kryeministri Frattini ka shfaqur shpresën se Kroacia së shpejti do të bëhet vend anëtar i BE-së, ndërkohë që duhet motivuar edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që të angazhohen në rrugën e integrimeve.
“Në të kundërtën, ekstremistët dhe nacionalizmi mund t’i krijojnë rrugë vetes”, ka thënë Frattini, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të homologut të tij hungarez.
Hungaria merr pozitën e udhëheqësit të Presidencës së radhës së BE-së nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe njëri nga prioritetet e saj do të jetë përshpejtimi i procesit të integrimeve në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.