OK me auditim
Posta dhe Telekomi i Kosovës, sipas auditorit të jashtëm, ka përmbyllur suksesshëm vitin financiar 2009.
Përveçse ka pasur rritje të përformancës financiare, PTK-ja për herë të parë ka marrë mendim pozitiv nga auditori i pavarur për përgatitjen e pasqyrave financiare, që nënkupton të hyrat dhe të dalat financiare gjatë vitit 2009.
“Dhënia e mendimit të tillë nga ana auditorit të pavarur, Grant Thorton, tregon për shkallën e lartë të përgjegjësisë që ka treguar menaxhmenti aktual në krye me Shyqyri Haxhën, me paranë publike”, thuhet në një komunikatë të PTK-së.
PTK-ja, vazhdon komunikata, sikurse në çdo fushë të veprimit të saj, ashtu edhe në atë financiare, është përkushtuar shumë që gjithçka të veprojë në bazë të standardeve.
“Raporti i auditorit të jashtëm, për herë të parë në historinë e kompanisë, ka dhënë mendimin më pozitiv që kompania ka pasur ndonjëherë dhe kjo më bën shumë krenar për punën që kam bërë në PTK”, ka thënë drejtori i PTK-së, Shyqyri Haxha.
Auditori, midis të tjerash thekson se raportet financiare të PTK-së janë përgatitur në mënyrë të drejtë dhe në pajtueshmëri të plotë me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.
“Kjo nënkupton se PTK-ja ka bërë përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare, janë të liruara nga gabimet materiale, qoftë nga ndonjë mashtrim apo gabim, zgjedhjen dhe aplikimin e politikave kontabël dhe vlerësimet e kontabilitetit, të cilat janë të arsyeshme për gjendjen financiare”.
Në komunikatë, thuhet se PTK-ja ka qenë një faktor tepër i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, shtimit të numrit të punëtorëve, përmirësimit të kushteve të jetesës për shumë familje dhe kontribuesi më i madh për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Vetëm në vitin 2009, PTK-ja ka ndarë 200 milionë euro si dividentë, ndërkohë në muajin e kaluar janë transferuar në buxhetin e Qeverisë së Kosovës 80 milionë euro të tjera të grumbulluara nga menaxhmenti aktual.