Qeveria do të privatizojë 75% të PTK-së

Shtatëdhjetë e pesë për qind e aseteve të Postë-Telekomunikacionit të Kosovës do të shiten, ndërkaq 25 për qind e aksioneve do të mbeten në pronësi të Qeverisë së Kosovës.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, e cila i ka dhënë mbështetje projekt-strategjisë për pjesëmarrjen e sektorit privat në PTK. Procesi i privatizimit të PTK-së, sipas krerëve të Qeverisë, duhet të përfundojë deri në fund të vitit.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se Qeveria është e vendosur për krijimin e konkurrencës dhe tregut të lirë. “Si Qeveri do të garantojmë që ky proces të jetë plotësisht transparent dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare. PTK-ja do të privatizohet, por ne si Qeveri kemi vendosur që një pjesë të rëndësishme të aksioneve të saj t’i mbajmë në pronësi tonën. Pra, qytetarët e Kosovës janë 25 për qind aksionarë në këtë kompani. Dua të theksoj se pavarësisht pse jemi të fundit në rajon që i hyjmë këtij procesi të rëndësishëm, kam besim të plotë se do të dalim të suksesshëm plotësisht”, është shprehur Thaçi, transmeton KosovaPress.
Rekomandimi për tenderimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, ka ardhur nga Komisioni Ndërministror, i cili ka bërë këtë vlerësim duke u mbështetur në analizimin dhe shqyrtimit të rekomandimeve, duke u bazuar në përfundimet e nxjerra nga konferenca e investitorëve të PTK-së.
Po sot do të formohet Komisioni për Privatizimin e PTK-së, i cili sipas kryeministrit Thaçi do të adresojë dhe negociojë në mënyrë të përgjithshme kërkesat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje publike. Kurse vendimi përfundimtar për privatizimin e PTK-së do të merret nga Kuvendi, tha Thaçi.
Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, tha se janë analizuar të gjitha aspektet ligjore e financiare, dhe se i gjithë projekti është i mbështetur edhe gjatë negociatave me FMN-në. Shala tha se është thelbësore që ky proces të kryhet sivjet.
Qeveria vlerëson se fillimi i ndërtimit të autostradës Vërmicë - Merdar, koncesionimi i Aeroportit të Prishtinës dhe privatizimi i PTK-së dëshmojnë përkushtimin për promovimin e investimeve të huaja në vend.