E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në lindje bashkë me foshnjen 22-vjeçarja, mjekët neglizhuan

SPITALI-I-LEZHES,-URGJENCA-E-SPITALIT-TE-LEZHES,-NJEREZ-NE-URGJENCELezhë- Një 22-vjeçare ka humbur jetën në sallën e lindjes, bashkë më të edhe foshnja që mbante në bark prej 9 muajsh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Lezhës, ku Lorena Imeri ishte paraqitur në mesnatë për të lindur me komplikacione të rënda.

Sipas familjarëve të 22-vjeçares së ndjerë mjekët kanë neglizhuar rastin e saj. Ata shprehen se gruaja ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Laçit, ku u ishte thënë se nuk kishte mjekë.

Gruaja duhet të futej në sallë të operacionit me urgjencë, por pas një ore mjekët thanë se ajo kishte dnërruar jetë para se të lindte foshnjen. Sipas familjarëve mjekët e Lezhës thanë se ishte e pamundur mbajtja e saj në jetë dhe e foshnjes.

Ndërkohë pritet ekpertiza mjeko-ligjore nga Tirana për zbulimin e shkaqeve të vdekjes së 22-vjeçares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›