E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”

Në të dy raportet rikonfirmohet vlerësimi i njëjtë për Shqipërinë (B1 nga “Moody’s” dhe B+ nga “S&P”), si dhe këndvështrimi i tyre afatmesëm si “stabël” për ekonominë shqiptare.

Në raport theksohet se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria ka demonstruar një rritje të qëndrueshme ekonomike në nivelin 4% në vitet e fundit. Përveç kësaj, kompanitë vlerësojnë veçanërisht potencialin e ekonomisë shqiptare për të pasur rritje të qëndrueshme dhe të lartë në vitet në vijim, konsolidimin e vazhdueshëm fiskal me uljen në nivelin 3% të deficitit, si dhe prirjen për të mbajtur nën kontroll dhe ulur gradualisht nivelin e borxhit publik.

“Moody’s” dhe “S&P” vlerësojnë më edhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar, duke e cilësuar atë si likuid, i mirëkapitalizuar dhe me rritje të vazhdueshme të depozitave.

Agjencitë financiare sugjerojnë që ulja e raportit të borxhit ndaj prodhimit të brendshëm dhe zbutja e risqeve të jashtme financiare, mund të sjellin rritjen në një nivel më të lartë të vlerësimit për Shqipërinë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-24 19:20
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›